Përgatitja e sherbetit dhe ftohja
Vini sheqerin dhe ujin në një tenxhere të vogël dhe lërini të vlojnë në zjarr të mesëm. Pas vlimit, ulni zjarrin dhe lëreni të vlojë lehtë për 10–12 minuta, derisa sherbeti të trashet pak. Shtoni lëngun e limonit, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet në temperaturë dhome.
